Indeksi i prodhimit industrial shënoi rritje vjetore me 23,9%
BKT
Ekonomi

Indeksi i prodhimit industrial shënoi rritje vjetore me 23,9%

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat për indeksin e prodhimit industrial në muajin qershor 2021.

Sipas kësaj në muajin qershor prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik u rrit me 23,9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Nga aspekti i nënsektorëve të industrisë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në muajin qershor u rrit me 24,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar [2020]; indeksi i sektorit të industrisë prodhuese u rrit me 24,8 për qind dhe indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 13,9 për qind.

Kurse i pakorrigjuar në bazë vjetore rritja e indeksit të prodhimit industrial u realizua me 23,7 për qind.

I korrigjuar nga ndikimet stinore dhe kalendarike prodhimi industrial në qershor u rrit me 2,3% në krahasim me muajin maj (2021).

Ndërsa në çerekun e dytë të vitit prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike shënoi një rritje prej 41,1% në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Ekonomi