Memorandum bashkëpunimi mes MZHR-së dhe CARITAS-it
BKT
Ekonomi

Memorandum bashkëpunimi mes MZHR-së dhe CARITAS-it

Ministria e Zhvillimit Rajonal, me datë 16.08. 2021 në ora 11:00, organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimin mes të MZHR-së dhe CARITAS.

Caritas-i Zviceran është një OJQ e pavarur zvicerane, e angazhuar në Zvicër dhe në më shumë se 15 vende të botës duke përfshirë Kosovën.  

Ky Memorandum i Bashkëpunimit lidhet ndërmjet Palëve me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritetet e MZHR-së dhe CACH.

Për më tepër, përcakton bazën për mënyrat e ardhshme të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve nga CACH dhe MZHR, në kuadër të projekteve të miratuara.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në objektin e ish-Rilindjes kati i 10 – KABINETI I MINISTRIT TË ZHVILLIMIT RAJONAL Z.FIKRIM DAMKA.


MË SHUME NGA Ekonomi