07:00 / 19.08.2021
Bankat Qendrore të Turqisë dhe Uzbekistanit nënshkruajnë marrëveshje
Bankat Qendrore të Turqisë dhe Uzbekistanit kanë nënshkruar një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Memorandumi i Mirëkuptimit, i nënshkruar më 2 gusht, do të vendosë bazën për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy palëve në fushën e bankave qendrore, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Turqisë.
"Në kuadrin e Memorandumit të Mirëkuptimit, dy bankat qendrore aspirojnë të kryejnë aktivitete për të nxitur bashkëpunimin në fushën e bankës qendrore", theksohet në njoftim.























