Turizmi, INSTAT: Rriten pushuesit me 3.9 herë në strukturat akomoduese
BKT
Ekonomi

Turizmi, INSTAT: Rriten pushuesit me 3.9 herë në strukturat akomoduese

Numri i vizitorëve pranë hoteleve dhe strukturave akomoduese është rritur 3,9 herë në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas të dhënave që publikoi sot INSTAT, mbi shfrytëzimin e kapaciteteve të strukturave akomoduese dhe hoteleve në sektorin e turizmit, gjatë 3- mujorit të dytë 2021, numri i rezidentëve në strukura akomoduese u rrit me rreth 2.4 herë dhe numri i jorezidentëve u rrit me 8.9 herë.

Referuar statistikave në tremujorin e dytë 2021, vihet re se numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve është;në “Rajonin e Qendër“ 43,1 %; sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” 63,4 %;  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 96,2 %”. /atsh


MË SHUME NGA Ekonomi