13:03 / 23.08.2021
Haskuka: Prizreni ofron shumë mundësi për investime të huaja
FORUMI I BASHKINVESTIMEVE DHE RRJETËZIMIT, do të sjellë investime në Prizren
Mytaher Haskuka, Kryetar i Prizrenit, tha se Prizreni ofron mundësi për investime.
"Ka shumë fusha ku mund të investohet në Prizren", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Silas tij sektori i shërbimeve është një ndër to.
Ai ka ftuar investitorët potencial të vijnë në Prizren dhe të shohin vetë se ku mund të sjellin kapitalin.
I pari i Prizrenit tha se ky qytet është në qendër dhe ka lidhje me aeroportet.























