Kapaciteti prodhues i Turqisë rritet në muajin e tretë radhazi
BKT
Ekonomi

Kapaciteti prodhues i Turqisë rritet në muajin e tretë radhazi

Shkalla e shfrytëzimit të kapacitetit të industrisë prodhuese turke regjistroi rritje në bazë mujore në gusht, duke shënuar rritjen e tretë mujore radhazi, sipas të dhënave të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Njësitë vendore të industrisë prodhuese operuan me 77.1 për qind të kapacitetit të tyre këtë muaj, 0.4 pikë më shumë nga korriku", thuhet në hulumtimin e Bankës Qendrore Turke.

Ndër grupet kryesore industriale, kapacitetet më të larta të industrisë prodhuese ishin 78.9 për qind për mallrat e ndërmjetëm ndërsa më e ulta ishte 71.4 për qind për ushqimin dhe pijet.

Nga ana sektoriale, përdorimi më i lartë i kapaciteteve ishte në prodhimin e drurit dhe produkteve të drurit/tape, duke përjashtuar mobiliet, në 84.5 për qind në gusht.

Shkalla më e ulët prej 59.8 për qind ishte në prodhimin e lëkurës.

Shifrat bazohen në përgjigjet ndaj hulumtimit të tendencës së biznesit të bankës nga njësitë vendore që operojnë në industrinë prodhuese.

Të dhënat mujore, të mbledhura nga 1.739 kompani në gusht, nuk pasqyrojnë pikëpamjet ose parashikimet e bankës, tha banka.


MË SHUME NGA Ekonomi