Gërxhaliu: Politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës
BKT
Ekonomi

Gërxhaliu: Politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës

Ish-kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, thotë se politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euroatlantike.

Megjithëkëtë, ai thotë se duhet të hiqen të gjitha barrierat e mundshme në mënyrë që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë të barabarta, si pjesë e marrëveshjes.

Gërxhaliu: Politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës

 

“Aktivitetet e koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktivitetet e koordinuara me shtetet mike evropiane nuk lënë hapësirë për hezitim. Duhet të jemi aktiv, duhet të jemi bindës dhe të flasim me gjuhë konkrete dhe jopolitike dhe besoj se në këtë drejtim Kosova i ka adutët e veta sepse politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euroatlantike”, thotë ai.


MË SHUME NGA Ekonomi