Liridon Mirena është zgjedhur kryetar i `Shoqatës Sindikale `Posta`
BKT
Ekonomi

Liridon Mirena është zgjedhur kryetar i `Shoqatës Sindikale `Posta`

Kryesia e Sindikatës" Posta, ka zgjedhur Liridon Mirenën, kryetar të kësaj sindikate.

Kjo sindikatë është themeluar së fundi, nga Liridon Mirena, Sami Maqedonci, 

Faton Morina dhe disa punonjës të tjerë të postës.

Mirena ka shkruar në "Facebook", se do të punoj me nder dhe do t'i mbrojë interesat e punëtorëve të postës.

Sindikata për themelimin, ka njoftuar edhe UD Kryeshefe Ekzekutiv – Posta e Kosovës Sh. A,
 
"Po ju njoftoj se dje me date 17.08.2021 kemi pranuar vendimin e Shoqatës Sindikale Posta, ashtu sipas kërkesës me Nr. Prot. 0002 të datës 02.08.2021, drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, të Republikës së Kosovës. Andaj që nga  sot  kërkojë nga ju, që edhe ne përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale Posta të jem të njoftuar dhe të jemi të përfshirë në proceset në të cilën kalon Posta e Kosovës, respektivisht proceset të cilat ndërlidhen me punonjësit e Postës së Kosovës. Shoqata Sindikale Posta, do jetë e gatshme të ju ndihmojë në çdo procese në të cilën do të jetë në të mirë të kompanisë dhe punonjësëve të PK-së", thuhet në letrën e sindikatës.


Postimi i plotë i Mirenës në "Facebook".

Të nderuar Familjar , miq dhe shoqëri më lejoni që përmes këtij postimi të ju njoftoj që:

Me 17.08.2021 jam zgjedhur Kryetar i 'Shoqates Sindikale 'Posta' me një ekip të mrekullushëm përreth.

Te nderuar antar/punonjës të Postës se Kosovës, do ju përfaqsojë me nder dhe krenari.  

Me respekt i juaji:
Liridon Mirena

Organet drejtuese të sindikatës:

Liridon Mirena, kryetar
Faton Morina, nënkryetar
Sami Maqedonci- anëtar i parë i Kryesisë dhe këshilltar i parë, 
Emine Haziri-Hoti-skretare


MË SHUME NGA Ekonomi