Shahini: Kush ka faj për vdekjen e 36 qytetarëve dhe humbjen e 50 mln euro?
BKT
Ekonomi

Shahini: Kush ka faj për vdekjen e 36 qytetarëve dhe humbjen e 50 mln euro?

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se ekonomia dhe shëndeti publik janë të lidhura ngushtë njëra më tjetrën por qeveria nuk po din as njerën ti ruanë dhe ti kultivon së paku me standarde minimale.

Sipas tij, pa ekonomi të shëndosh shëndeti publik do të përkeqsohet edhe më shumë por duke pas parasyshë se pa fuqi puntore të shëndetëshme vështir mund të kemi progres ekonomik.

Njoftimi i plotë:

Qeveria lirojë masat javë më parë pa as një kushtë pa e analizuar mirë efektin pozitivë dhe negativë ,se grumbullimi nëpër klube nate ,dasma e ahengje deri në 500 persona dhe ardhjen e diasporës mund të sjellin të mira ekonomike por mund të rrezikojë shëndetin publik, infektimi masiv ishte i pritshëm pas paralajmërimit nga OBSH-së se përhapja e covidit dhe varianti delta tash i ka përfshi shumë shtete në botë.Masat e reja të qeverisë janë sa të vonuara për mbrojtjen e shëndetit publik aq edhe të dëmshme ekonomikishtë dhe kundër të drejtave të njeriut ku as një vend në botë nuk obligon qytetarët e vetë të vaksinohen por me masa vetëdisuse dhe stimuluse po arrin që të sigurojne dhe të marrin vaksina pa pritje dhe shtyrje në rende për tu vaksionuar.Ora policore është krejtësisht e pa nevojshme pasi që lokalet jane të mbyllura dhe qarkullimi i natës bjen rreth 90% i qytetarve në krahasim me at të ditës ku kontaktet janë më masive dhe rreziku është me i madh për të u infektuar kurse aktivizimi i qindra policve për orë policore do jet kosto shtes financiare për buxhetin e shtetit.Kush do jetë përgjegjës për humbjen e jetës të 36 qytetarve mbrenda 24 orve të fundit dhe kush do ti mbulon humbjen e më shumë të rreth 50 milion € në ekonomin e kosovës që do të detyrohen të mbyllën nga sot sektorët e ndryshëm biznesor pa fajin e tyre por me vendim obligues shtetrore.AKB e rekomandon qeverin që para cdo vendimi të bën SWOT analiz të gjendjes pa pretëndime politike por të merr vendime proprcionale në baz analizës që rezulton.


MË SHUME NGA Ekonomi