19:42 / 02.09.2021
Sigurohet Remdesiviri
Nga fundi i javës së ardhshme pritet të furnizohen spitalet dhe klinikat me Remdesivir.
Nga fundi i javës së ardhshme ka gjasa reale që spitalet dhe klinikat të furnizohen me Remdesivir. Këtë e bëri të ditur për magazinen “Imazhi i Dites” ne RTK, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, pas takimit që pati me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tij, gjatë vikendit ose të hënën, edhe 750 persona shtesë nga stafi shëndetësor do të jenë të angazhuar nëpër klinika dhe spitale të Kosovës.























