Numri i punonjësve afatshkurtër në Gjermani bie nën 1 milion
Në maj të vitit 2020, kur u përjetua vala e parë e COVID-19 në Gjermani, 5,7 milionë njerëz u detyruan të punojnë me afat të shkurtër
Numri i punonjësve afatshkurtër për shkak të koronavirusit (COVID-19) në muajin gusht ka rënë nën 1 milion për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Instituti i Kërkimeve Ekonomike (Ifo) me seli në Mynih publikoi rezultatet e Anketës së Punës Afatshkurtër të Gjermanisë të realizuar me 9.000 kompani në gusht.
Sipas anketës, numri i punonjësve afatshkurtër, i cili ishte 1,06 milion në korrik, u ul në 688.000 në gusht, që është hera e parë që bie nën 1 milion që nga fillimi i pandemisë.
Pjesa e të gjithë punonjësve që u nënshtrohen primeve afatshkurtra të sigurimeve shoqërore në korrik ishte 3,2 për qind, ndërsa në gusht u ul në 2 për qind.
"Në gusht pati një rënie të punës me afat të shkurtër pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Për herë të parë që nga fillimi i krizës COVID-19, numri i njerëzve që punojnë ne afat të shkurtër ra nën një milion", ka thënë Stefan Sauer, një nga specialistët e anketimeve mbi fuqinë punëtore në Ifo.
Duke deklaruar se shkalla e punës afatshkurtër në sektorin e akomodimit u ul nga 17,1 për qind në korrik në 10,1 për qind në gusht, Sauer ka theksuar se 107.000 njerëz vazhdojnë të punojnë në afat të shkurtër në këtë sektor.
Në maj të vitit 2020, kur u përjetua vala e parë e COVID-19 në Gjermani, 5,7 milionë njerëz u detyruan të punojnë me afat të shkurtër.























