Niveli më i ulët i besimit të biznesit në Shqipëri që nga 2012
BKT
Ekonomi

Niveli më i ulët i besimit të biznesit në Shqipëri që nga 2012

AmCham (Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri) raportoi se për të dytin vit ka rënë beismi i biznesit në Shqipëri.

Në Indeksin Vjetor 2020, raportohet se rënia e besimit zbriti me 0.5, përndryshe e dyta radhë kur në 2019 ishte 5%.

Në vitin 2018 indeksi ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind, pra 5,56 më lart.

“Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për anëtarët e saj, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe”-raportoi “Zëri i Amerikës”.

Në tërësi indeksi 2020 saktëson se klima e përgjithshme e biznesit në Shqipëri për më shumë se 71 për qind të anëtarëve të AmCham-it është e pafavorshme, 9 për qind pozitive dhe 20 për qind neutrale.

Sipas studimit, performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë me 5 pikë, 80 për qind e të anketuarve deklaruan se performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë gjatë vitit 2020.

Ata kanë të njëjtin perceptim për rënien edhe sa u takon punësimit, investimeve, shkëmbimeve tregtare, raporton korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.

Ndërkaq, i njejti indeks thekson se “niveli i taksave përbën një shqetësim dhe vlerësohet si jokonkurrues në rajon” dhe se “rreth 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave”.

Anëtarët e AmCham-it komentojnë në indeks se është domosdoshmëri e madhe lufta ndaj korrupsionit që sipas tyre, shtrihet në çdo fushë të jetës në Shqipëri, për të ulur polarizimin dhe luftën politike dhe që të ketë qasje miqësore ndaj biznesit.

Sipas anëtarëve, në Shqipëri nuk respektohet prona private, ka oligarki dhe në çdo sektor dhe bizneset vihen në trysni dhe ndëshkime për vonesat në pagimin e taksave të theksuara në vitin e pandemisë së Koronavirusit.

Anëtarët kërkojnë që qeveria të përkrahë kompanitë prodhuese që ofrojnë punëtorë të rinj dhe që ulin papunësinë dhe të zbatojë me shpejtësi reformat.


MË SHUME NGA Ekonomi