Programi i pagesave direkte për bujqit dhe sigurimet bujqësore
Imri Demelezi, zv.Minister në MBPZHR dhe Basri Hyseni, konsulent për bujqësi në IFC, sot në RTK kanë folur për programin e pagesave direkte për bujqit dhe për subvencionimin e sigurimeve bujqësore.
Demelezi, vlerësoi bujqësia nuk është trajtuar mirë deri më tani.
Ai tha se viti 2021 ka qenë jo i favorshëm për bujqësinë në Kosovë. "Këtë vit nuk ka pasur kushte të mira atmosferike për bujqësinë, në fillim reshjet kanë qenë më të mëdha pastaj edhe thatësira ka ndikuar negativisht", tha ai për RTK.
Ai deklaroi se tani kanë formë standarde për vlerësim të dëmeve të bujqësisë në Kosovë.
Kurse Basri Hyseni, konsulent për bujqësi në IFC, tha subvencionimi i sigurimeve bujqësore është shumë me rëndësi për fermerët.
Hyseni ka ftuar fermerët që të blejnë policat e sigurimit.























