PE: 14.2 miliardë euro asistencë financiare për Ballkanin Perëndimor

PE: 14.2 miliardë euro asistencë financiare për Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Evropian miratoi sonte asistencën financiare të para-anëtarësimit në BE (IPA III) për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2021-2027 në mbrëmjen e sotme.

Parlamenti Evropian mbështet 14.2 miliardë euro si asistencë financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e IPA III. Instrumenti IPA III financon reformat si në vendet kandidate ashtu edhe në vendet potenciale kandidate.

Bëhet fjalë për një mbështetje financiare për zbatimin e agjendës së reformave evropiane të vendeve të rajonit dhe përafrimin e tyre me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian. IPA III ka si objektiv kryesor përmirësimin e kapacitetit ekonomik dhe industrial të rajonit për krijimin e vendeve të punës, tranzicionin e gjelbër dhe digjital në rajon, si dhe nxitjen e procesit të ndërlidhjes midis vendeve të rajonit.

Por ndryshimi që sjell IPA III krahasuar me asistencën e mëparshme financiare është se fondet e Bashkimit Evropian nuk do akordohen më në formën e “çekut të bardhë”, por në bazë të përparimit në prioritetet kryesore. Kjo pasi IPA III synon gjithashtu të çlirojë optimizëm për investimet në rajon nga fondet e Bashkimit Evropian me një qasje të bazuar në performancë.

Bashkë raportuesja Zeljana Zovko ka bërë të ditur, se grupimi i partive popullore evropiane ka mbrojtur një kushtëzim të qartë për përfitimin nga fondet evropiane.

Ky kushtëzim do të bënte të mundur pezullimin e asistencës financiare për një vend kandidat ose potencial kandidat në rast të degradimit në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ky kushtëzim është mbrojtur edhe nga grupime të tjera për të siguruar respektimin e kritereve të Kopenhagës dhe vlerave themelore evropiane.

Sipas bashkë raportuesve Zeljana Zovko dhe Tonino Picula, për IPA III, Parlamentin Evropian siguron një roli më të fortë në mekanizmat e programimit dhe qeverisjes së asistencës evropiane. Synimi i Parlamentit Evropian është përfshirja në miratimin e një sërë objektivash specifike dy herë në vit dhe diskutimi i zbatimit të tij me Komisionin Evropian. /AlsatM-abcnews/