Ndryshimi i klimës detyron 5 milionë njerëz të migrojnë
Sharr Travel

Ndryshimi i klimës detyron 5 milionë njerëz të migrojnë

Raporti i ri i Bankës Botërore, Groundswell, zbulon se deri në vitin 2050 ndryshimi i klimës mund të detyrojë 5 milionë njerëz në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore të migrojnë.

Ky migrim, nëse lihet i paplanifikuar, mund të bëjë presione të konsiderueshme si në zonat prej nga largohen njerëzit ashtu edhe në ato që pranojnë migrantët. Vendet që kanë bërë arritje të rëndësishme zhvillimore mund ta shohin përparimin e tyre të kërcënuar e disa mund të përballen edhe me sfida ekzistenciale që lidhen me jetueshmërinë. Tronditjet komplekse, përfshirë konfliktet, situatat e brishtësisë dhe krizat shëndetësore dhe ekonomike, gjithashtu ndikojnë në vendimet për të lëvizur, duke zvogëluar njëkohësisht kapacitetin e shteteve për të përballuar, përshtatur dhe rimëkëmbur.

Më shumë: 
https://www.worldbank.org/en/news/press-release/2021/09/13/climate-change-could-force-216-million-people-to-migrate-within-their-own-countries-by-2050