Numri i fluturimeve komerciale në Union u rrit me 48 për qind
Sharr Travel

Numri i fluturimeve komerciale në Union u rrit me 48 për qind

Autoriteti statistikor i BE-së njoftoi se aktivitetet e fluturimeve komerciale të bllokut prej 27 anëtarësh regjistruan shenja pozitive pas një viti të vështirë për shkak të masave të pandemisë.

Eurostat tha se numri i fluturimeve komerciale në Union u rrit me 48 për qind në bazë vjetore në gusht, por kjo është ende shumë poshtë niveleve para pandemisë, me 31 për qind më e ulët se gushti 2019.

"Për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, vendet në mbarë botën kanë marrë një sërë masash kufizuese që nga fillimi i vitit 2020", theksohet më tej.

Në gusht të këtij viti, numri i fluturimeve komerciale ishte 479.000 kundrejt 325.000 në gusht 2020, ndërsa në 2019 ishin 696.000 fluturime.

Krahasuar me gushtin 2019, Greqia, Rumania dhe Kroacia shënuan rënie më të ulët të fluturimeve komerciale me 7 për qind, 18 për qind, respektivisht 22 për qind, ndërsa Finlanda (60 për qind), Irlanda (55 për qind) dhe Sllovenia (54 për qind) regjistruan rënien më të madhe.