Murtezaj takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve
Sharr Travel

Murtezaj takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve

Me kërkesë të anëtarëve të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, dje takuam Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, z.Ilir Murtezaj, të cilin e falënderojmë për pritjen dhe përkrahjen.

Gjatë takimit nga drejtori Murtezaj kërkuam një model të fiskalizimit për operatorët ekonomik që kryejnë shërbime të transportit, ndërurban, urbano-periferik, transportin ndërkombëtar të rregullt, transportin e lirë ndërkombëtar, transportin sezonal, rajonal etj.

Shumica e operatërve në Kosovë deri tani kanë operuar duke deklaruar të hyrat në bazë të librave të marra në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Po ashtu gjatë takimit me drejtorin Murtezaj, ne shprehëm shqetësimet tona për aktivitetet e fundit të ATK-së, ndaj operatorëve ekonomik gjatë kontrollave në pikat doganore të Kosovës, sa i përket fiskalizimit dhe lëshimit të kuponit fiskal, në të njëjtën kohë operatorët ekonomik, lëshojnë bileta dhe kanë evidenca nga librat e udhëtimit që operatorët operojnë në bazë të ligjit të transportit,  të cilat libra i marrim në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në fund të takimit u dakorduam që fiskalizimi i këtij sektori të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur duke i marrë parasysh specifikat që i ka sektori i transportit rrugor të udhëtarëve.

"Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Oda Ekononike e Kosovës (OEK), mbeten të përkushtuar për të dhënë kontributin e vet në  ATK në hartimin e rregullativës ligjore për këtë sektor. Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, për çdo gjë do të mbaj të informuar të gjithë anëtarët, operatorët dhe opinionin", sektor", thuhet në njoftimin e lëshuar për medie nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe nga  Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.