Shoqëria civile monitoron masat ndaj dëmeve nga pandemia
Sharr Travel

Shoqëria civile monitoron masat ndaj dëmeve nga pandemia

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka lansuar  projektin “Rimëkëmbja për Qëndrueshmëri”.

Dardan Abazi nga INDEP, është shprehur se ky program do të ketë për qëllim mbikqyrjen e masave,  sesa janë në përputhje me dëmin e shkaktuar nga pandemia në vend.

Megjithatë, ai thotë se ka pasur edhe kritika pasi që Qeveria e vendit, nuk e ka diskutuar me qytetarët hartimin e masave të reja nga Pakoja e Ringjalljes.

“Projekti është në kuadër të programit të INDEP dhe synon një kontribut paralel në zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes ekonomike. Ne konsiderojmë që është e rëndësishme që në këtë proces të ketë sy kritik për të parë se sa po zbatohen masat, sa po ndikojnë në ringjalljen e ekonomisë së Kosovës”.

“INDEP ka hartuar këtë projekt që do të përfshijë se sa janë masat në përputhje me dëmin që ju është shkaktuar sektorit të ekonomisë Qeveria e Kosovës nuk i ka vënë këto masa në diskutim publik ku qytetarët mund t’i dorëzonin komentet e tyre”.

“Ne kemi ftuar ministrinë e Financave, mirëpo nuk kanë treguar interesim për të qenë pjesë e këtij projekti”.

Përveç lansimit të këtij projekti, koordinatorja e projektit, Kaltrina Rexha tha se do të lansojnë edhe projekte të tjera që do të shërbejnë në analizë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, raporton EO.

“INDEP do të publikojë edhe katër punime që do të jenë në analizën e Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe tri raporte monitorimi. Do të kemi diskutime sa i përket zbatimit së Pakos së Ringjalljes Ekonomike”.


MË SHUME NGA Ekonomi