Guvernatori Mehmeti takon ambasadorin Minxhozi
Sharr Travel

Guvernatori Mehmeti takon ambasadorin Minxhozi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi.

Me këtë rast Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin për masat e ndërmarra nga BQK që sektori
financiar të vazhdojë të mbetet stabil dhe likuid, si dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë.

Në takim është folur edhe për bashkëpunimin e BQK-së me institucionet e Shqipërisë, për çka
Guvernatori Mehmeti falënderoi gjithë drejtuesit e tyre për ndihmën dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në të mirë të dy vendeve.

Nga ana tjetër, Ambasadori Minxhozi falënderoi Guvernatorin për informatat e ndara dhe shprehu
gatishmërinë e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve të avancohet edhe më shumë.


MË SHUME NGA Ekonomi