Të gjitha tregjet e BE-së shënuan rezultate pozitive

Të gjitha tregjet e BE-së shënuan rezultate pozitive

Regjistrimet e automjeteve të reja kanë arritur në 6.8 milionë njësi në periudhën 8 mujore ndërsa gushti shënon rënie.

Regjistrimet e automjeteve në bllokun prej 27 anëtarësh ishin 6.8 milionë njësi në periudhën janar-gusht, tha ACEA në një deklaratë.

"Megjithë performancën e dobët të tregjeve të BE-së gjatë muajve të verës, fitimet e konsiderueshme në fillim të vitit mbajtën rritjen kumulative në zonën pozitive", thuhet më tej.

Pothuajse të gjitha tregjet e BE-së shënuan rezultate pozitive në periudhën tetë mujore. Greqia shënoi rritjen më të fortë me 41.9 për qind e ndjekur nga Kroacia (36.7 për qind) dhe Italia (30.9 për qind).

Ndër shitjet e grupeve prodhuese në BE, ngritjen më të madhe postuan Hyundai Group, pronar i markave Kia dhe Hyundai si dhe Toyota Group, Toyota dhe Lexus, të dyja me një rritje prej 26.1 për qind.

Mitsubishi, Honda, Renault Group (Renault, Dacia, Alpine, Lada), Nissan dhe Ford postuan shifra negative në periudhën tetë mujore.

Muajin e kaluar, shitjet e automjeteve regjistruan një rënie prej 19.1 për qind në 622.993 njësi.

"Tregjet më të mëdha të automjeteve regjistruan rënie dyshifrore: Spanja (-28.9 për qind), Italia (-27.3 për qind), Gjermania (-23.0 për qind) dhe Franca (-15.0 për qind)", bëri të ditur ACEA.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automojeteve për Turqinë, ku prodhohen automjetet kryesore ndërkombëtare: Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.


MË SHUME NGA Ekonomi