BGF organizon takimin e parë me deputetë

BGF organizon takimin e parë me deputetë

Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, i mbështetur nga Heinrich Bӧll Stiftung zbatuan “Takimet e Mëngjesit”, një koncept i ri inovativ i bashkëpunimit të palëve të interesit për të trajtuar çështjet e përbashkëta në dimensionin e mjedisit, energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kjo sinergji e krijuar mundëson diskutimin e problemeve dhe rrugën përpara në gjetjen e zgjidhjeve praktike për masat e rëndësishme të politikave.

Si i tillë, takimi i parë i mëngjesit mblodhi përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe OJQ, të tilla si deputet të Parlamentit, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Balkan Forum, Balkan Green Foundation dhe INDEP.

Visar Azemi, Drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation hapi sesionin me vërejtjet se situata në terren është shumë e vështirë.

Procesi i shpyllëzimit i përdorur si burim energjie është i përhapur dhe se niveli i prerjeve ilegale është më i lartë se kufiri i përcaktuar ligjor nga autoritetet. Z. Azemi e hapi diskutimin me pyetjen se çfarë masash mund të ndërmerren praktikisht për të trajtuar këtë proces qoftë në zhvillimin e politikave apo masat praktike që mund të ndërmerren.

Palët e interesuara të pranishme në takimin e mëngjesit ndërmorrën një analizë të problemit dhe të gjendjes së pyjeve, identifikuan mungesën e të dhënave dhe natyrën kontradiktore të të dhënave në dispozicion.

Për më tepër, u identifikua mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit midis agjencive, institucioneve të ndryshme dhe autoriteteve lokale. Për më tepër monitorimi i zbatimit të ligjit u identifikua si një çështje e rëndësishme për t’u trajtuar dhe niveli i ulët i llogaridhënies në shpyllëzim. Nevoja për vlerësimin e shkallës së vërtetë të situatës dhe prodhimit të të dhënave.

U identifikuan dhe u diskutuan edhe mungesa e planeve të zonimit dhe praktikat e duhura të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve. Nevoja për unifikimin e raporteve të agjencive të ndryshme, duke përfshirë arsyet socio-ekonomike që qëndrojnë prapa dhe nevojën për të stimuluar njerëzit larg përdorimit të prerjeve ilegale si mjete të prokurimit ekonomik u identifikuan në takim.

Deputetet e Parlamentit, përfshirë Fitore Dalipi-Pacolli falënderuan organizatorët e ngjarjes dhe palët e interesit të përfshira për ngjarjen dhe për rekomandimet praktike të cilat ishin: krijimi i të dhënave të reja mbi gjendjen e pyjeve, përafrimin e koordinimit ndërinstitucional, zhvillimi i kapaciteteve te reja të ngrohjes qendrore që punojnë me biomasë, stimuj të ndryshëm tatimor për masat e efiçiencës së energjisë, përfshirë pompat termike dhe uljen e taksës në pronë për familjet që mbjellin pemë dhe mundësinë e përdorimit të teknologjisë së dronëve për përpjekjet e ripyllëzimit nga ministria.

Për më tepër, ekspertiza e shoqërisë civile u vlerësua shumë dhe u kërkua në dhënien e komenteve, ofrimin e burimeve njerëzore si ekspertë të fushës dhe ekspertizë për hartimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e sektorit pyjor.


MË SHUME NGA Ekonomi