Zvicra, vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar; Kosova, më e lira

Zvicra, vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar; Kosova, më e lira

Në bazë të të dhënave të Statistikave Botërore “Numbeo” janë publikuar raporte të përditësuara mbi koston e jetesës në vendet e botës, në lidhje me çmimet mesatare të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve të tjera që paguajnë qytetarët çdo muaj, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se statistikat e përgatitura nga Numbeo u referohen çmimeve të shërbimeve, si energjia elektrike, ngrohja, uji, por edhe grumbullimi i plehrave.

Statistikat mbulojnë pothuajse të gjitha vendet në botë dhe tabela përcaktohet në bazë të shumës së parave që duhet të ndahen për koston e jetesës në një apartament prej 85 metrash katrorë.

Referuar statistikave të Numbe, Zvicra është vendi më i shtrenjtë kur bëhet fjalë për çmimin mesatar të shërbimeve bazë, kështu që qytetarët e këtij vendi do të paguajnë rreth 125 euro për faturat që vijnë në adresat e qytetarëve çdo muaj, transmeton tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Kosova del të jetë vendi “më i lirë” për të jetuar, të paktën kur bëhet fjalë për rajonin, ku qytetarët duhet të lënë 54 euro për shërbimet bazë.


MË SHUME NGA Ekonomi