Shqyrtohet raporti vjetor i AKP-së
Sharr Travel

Shqyrtohet raporti vjetor i AKP-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.

Rendi  i  ditës:

1.    Miratimi I rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi I Projektligji nr.08/L-030, për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin: “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (Dalëse) IV”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës;
3.    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020;
4.    Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020;
5.    Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare  për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
6.     Të ndryshme.
 

Vendi: C203 Koha: 13:00