Kosova ka emëruar Atasheun e parë doganor
BKT
Ekonomi

Kosova ka emëruar Atasheun e parë doganor

Ditë më parë është emëruar Atasheu i Parë Doganor i Republikës së Kosovë, z.Bekim Mehmetaj, i cili me mision të veçantë në sektorin përkatës do të shërbej në kuadër tê Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel.

 

Emërimi i Atasheut Doganor për Republikën e Kosovës është një proces me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë, sidomos duke marrë parasyshë avancimin bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel,  si dhe ndieshmërinë në rrafshin profesional që ka ky sektor. Përvec kësaj edhe të përfaqësimit si mesazh diplomatik i forcimit te subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, anëtar i së cilës është vendi ynë nga viti 2017.

Atasheu Doganor, z. Bekim Mehmetaj, me përvoj nga viti 2004 në ketë sektor, është po ashtu i akredituar si Ekspert i Organizatës Botërore të Doganave dhe në këtë kapacitet ai bashkëpunon ngushtë me programe të ndryshme dhe ligjëron për Organizatën Botërore të Doganave.

OBD(WCO)ka 183 shtete anëtare në gjithë botën, dhe është pergjegjese për menaxhimin e më shumë se 98% të tregtise botërore, perderisa Republika e Kosovës është anëtare e saj nga data 25.01.2017. 

"Në emër të stafit të ARKS në Bruksel, Atasheut Doganor, z.Mehmetaj, i dëshrojmë mirëseardhje në mesin tonë duke i uruar suksese dhe gjitha të mirat në përmbushjen e këtij misioni fisnik të përfaqësimit të Doganave të Kosovës në OBD dhe të Republikës së Kosovës", thuhet në postimin e Doganës së Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi