Kurtishaj kërkon mbështetje urgjente, transporti i udhëtarve i bankrotuar
Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), njëherit kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor të udhtarëve, ka kritikuar institucionet e Kosovës që nuk po lejojnë shfrytëzimin e 100% të ulseve të autobusve.
Ai ka kërkuar mbështetje urgjente nga qeveria, në të kundërtën operatorët ekonomik të transportit të udhëtarve do të jenë të bankrotuar.
'Ne kërkojmë të ndahen mjete buxhetore nga Qeveria e Republikës së Kosovës për subvencionim në bazë të marrveshjes me Ministrinë sa më shpejtë për të gjithë operatorët ekonomik të licencuar që mbajnë linjat ndërurbane dhe urbano periferike", tha ai.
Postimi i plotë i Kurtishajt në "Facebook";
Në aeroplan po lejohet 100% shfrytëzimi i kapacitetit në bazë të ulëseve dhe ate 2.5 orë udhëtim, ndërkaq në transportin e linjave nrurbane 1 orë udhëtim po lejohet vetëm 50% zhfrytëzimi kapacitetit të autobusit në bazë të ulëseve për udhëtarët në Republikën e Kosovës.
Me të rtet shumë e pa drejtë për pperatorët ekonomik të transportit rrugor të udhëtarve.
Mendoj që autobusët edhe aeroplanët për udhëtarë e kanë të njëjtin sistem të pastrimit të ajrit, dhe duhet shqyrtuar me shumë seriozitet kjo çështje në të kundërtën operatorët Ekonomik të transportit publik të udhëtarve janë të bankrotuar.
Të ndahen mjete buxhetore nga Qeveria e Republikës së Kosovës për subvencionim në bazë të marrveshjes me Ministrinë sa më shpejtë për të gjithë operatorët ekonomik të licensuar që mbajnë linjat ndërurbane dhe urbano periferike.























