Fillon projekti për tranzicionin nga ekonomia lineare në atë qarkore
Rrjeti CSR Kosova fillon implementimin e projektit “Nxitja e qëndrueshmërisë përmes ekonomisë qarkore dhe përgjegjësisë shoqërore korporative”, për vetëdijësimin dhe ndërgjegjësimit e sektorit privat rreth rëndësisë së ekonomisë qarkore.
Ky projekt mbështetet nga GIZ, si pjesë e ‘Shërbimeve të Qëndrueshme Komunale’, e cila vetë është e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Marrë parasysh që ekonomia qarkore është model funksionimi i të së ardhmes gjithëpërfshirëse, kjo iniciativë e Rrjetit do shërbejë si platformë e shkëmbimit të pikëpamjeve dhe diskutimin e mundësive dhe sfidave në këtë fushë, me përfaqësuesit e sektorit privat, organizatave dhe institucioneve shtetërore.
Sipas Stefan Mager, Kreu i Projektit ‘Shërbimet e Qëndrueshme Komunale’, rrugëtimi drejt ekonomisë qarkore, në përputhje me Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, është një mundësi premtuese për Kosovën. Miratimi i Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (2021 - 2030) shënon një arritje kyçe në këtë drejtim. Ndërsa ne vazhdimisht mbështesim përmirësimin e kapaciteteve dhe njohurive mbi ekonominë qarkore në nivel kombëtar dhe lokal në Kosovë, dhe ani jemi shumë të lumtur të forcojmë bashkëpunimin tejet të nevojshëm me sektorin privat, përmes këtij projekti të ri, të implementuar nga Rrjeti CSR Kosova. '
Linda Stretz, Drejtore Ekzekutive në Rrjetin CSR Kosova, tregon se '... ky projekt do të kontribuojë në rritjen e vetëdijësimit të sektorit privat në trajtimin e rëndësisë vitale që zotëron ekonomia qarkore, si një nga modelet më inovative të biznesit, duke përfshirë përfitimet dhe mundësitë mjedisore që ofron transformimi nga ekonomia lineare në atë qarkore. Vlerësojmë fuqishëm mbështetjen nga GIZ për të avancuar tutje agjendën e gjelbër në vend, njëkohësisht duke kontribuar të gjithë së bashku në një përparim të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm makro-ekonomik. Padyshim që zbatimi i mendësië pro-ekonomi qarkore do krijojë një mjedis të duhur për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.”
Rrjeti CSR Kosova prioritizon përpjekjet në përqafimin e praktikave të mira të përgjegjshme për shoqërinë, duke synuar përfundimisht transformimin e mënyrës së jetesës sonë. Çertifikimi i konsulentëve lokal dhe trajnimi i përfaqësiesve të sektorit privat rreth aplikimit të modeleve ekologjike, në kuadër të këtij projekti, do kontribuojë në avancimin e agjendës shtetërore për qëndrueshmëri.
Gjithashtu, Rrjeti CSR Kosova, që njihet edhe si Kosovo CSR Network, është pjesë e Rrjetit prestigjioz të bizneseve evropiane – CSR Europe, zotëron pozicion kyc, për të ofruar agjendë të qëndrueshmërisë dhe inovacionit social përmes kompanive anëtare, partneriteteve, dhe në mënyrë të pashmangshme të kontribojë në përmbushjen e objektivave përkatëse në kuadër të Agjendës 2030.























