15:41 / 29.09.2021
Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës nis në tetor
Brenda javës së parë të tetorit do të nisë puna në terren për ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH).
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot gjatë një interviste në medie se hekurudha do të përfundojë brenda 24 muajve.
Projekti për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës ka një vlerë investimi prej 90.45 milionë euro.
Sipas këtij projekti, aksi Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë./atsh























