QKUK nga muaji tetor ofron shërbime të reja për gratë me kancer të gjirit
BKT
Shëndetësi

QKUK nga muaji tetor ofron shërbime të reja për gratë me kancer të gjirit

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se krahas patologjive të shumta të cilat i trajton, kohëve të fundit Kirurgjia Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po bën edhe trajtimin dhe operimin e grave, pas karcinomës së gjirit-rekonstruktimi i gjirit (riformimi i gjirit).

“Përveç problemit shëndetësor gjatë kancerit të gjirit, problem madhor është edhe gjendja psikologjike e pacienteve post operative, pas operimit/amputimit të gjirit, e cila, përpos që shkakton problem fizik, paraqet edhe problem psikologjik te gratë e sëmura. Rikthimi i jetës normale tek një grua, është shumë me rendësi. Një gjë e tillë mund të arrihet përmes operacioneve rekonstruktive, të cilat mundësojnë formimin e gjirit të ri përmes teknikave të ndryshme operative në Kirurgjinë Plastike”, thuhet nga SHSKUK.

Andaj, sipas këtij shërbimi, në muajin tetor, muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, Kirurgjia Plastike i fton të gjitha gratë, vajzat, nënat dhe të gjithë ato të cilat janë operuar nga karcinoma e gjirit, që të shkojnë të trajtohen aty për rikonstruktimin e gjirit.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike ofrohen të gjitha metodat rekonstruktive, si rekonstruksioni i hershëm dhe i vonshëm me këto metoda operative: Ind autolog-mikrokirurgji(latisimus dorsi, DIEP, SGAP, etj), si dhe me anë të implanteve apo protezave të ndryshme”, thuhet nga SHSKUK.


MË SHUME NGA Shëndetësi