Shkencëtarët parashikojnë jetëgjatësinë maksimale të njeriut
BKT
Shëndetësi

Shkencëtarët parashikojnë jetëgjatësinë maksimale të njeriut

Një studim ka zbuluar se njerëzit mund të jetojnë deri në 130 vjet nëse kujdesi shëndetësor dhe standardet e jetesës përmirësohen.

Studimi, i botuar në revistën Royal Society Open Science ka gjetur se nga mosha 108 vjeç e tutje, probabiliteti për të mbijetuar çdo vit është 50-50.

Sidoqoftë, me përmirësimin e kushteve të jetesës dikush mund të arrijë moshën 130 vjeç para vitit 2100, thuhet në studim. Gjetjet e studimit thanë se nuk ka kufi për jetëgjatësinë e njeriut. Përfundimet përputhen me analiza të ngjashme statistikore të bëra në grupet e të dhënave të të moshuarve.

Aktualisht, personi më i vjetër i regjistruar është francezja Jeanne Calment, e cila vdiq në 1997 në moshën 122 vjeçare. Mosha e saj ishte subjekt polemikash për shkak të pretendimeve për mashtrim, por disa ekspertët rishikuan dëshmitë duke konfirmuar moshën e saj.


MË SHUME NGA Shëndetësi