Bullgaria subvencionon energjinë elektrike për konsumatorë industrial
BKT
Ekonomi

Bullgaria subvencionon energjinë elektrike për konsumatorë industrial

Qeveria në detyrë e Bullgarisë ka propozuar një pagesë prej 330 milion euro në formë të subvencioneve për të gjitha kompanitë në vend për të lehtësuar presionin e çmimeve të larta të energjisë elektrike, përcjell balkangreenenergynews.com.

Çmimet e energjisë elektrike në Bullgari, si dhe në gjithë pjesën tjetër të Evropës, janë në nivele rekord. Spanja ishte një nga vendet e para që ka prezantuar masa për të ndihmuar konsumatorët e saj.

Ndërkaq, në Bullgari çmimet e energjisë elektrike janë ngritur rreth 72% nga fillimi i këtij viti, dhe sot çmimi në tregun e një ditë më parë të platformës kombëtare për tregtim të energjisë, IBEX, është në 133 euro për MWh.

Në anën tjetër, çmimet për amviseritë janë të rregulluara dhe aktualisht mbesin të pandryshuara në 57 euro për MËh deri në fund të këtij viti.

Në draft buxhetin për vitin 2022, qeveria ka propozuar që cdo kompani të përfitoj 26 euro për MËh të konsumar në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Mirëpo, ligji duhet të adoptohet nga parlamenti kombëtar, që duhet të mblidhet pas zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor të këtij viti.

Pas zgjedhjeve të nëntorit, parlamenti i ri do të duhet të votoj për ligjin e buxhetit.

Masa mund të zbatohet më herët nëse parlamenti i ri vendos të ndryshojë buxhetin për këtë vit.

Për më tepër, qeveria poashtu ka vendosur të ndryshoj rregullat për tregtimin e energjisë elektrike në platformën IBEX për të bërë tregun edhe më transparent.

Kryeministri në detyrë, Stefan Yanev, vuri në dukje faktorët ndërkombëtarë në lidhje me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Strategjia energjetike e Bullgarisë është e vjetër, nënvizoi Yanev, teksa bëri thirrje për një diskutim ekspertësh për të ardhmen e termocentralit bërthamor Belene.

Çmimet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ngrohjes së ujit nuk do të ndryshojnë para përfundimit të këtij viti, ka thënë Kryetari i Komisionit të Rregullatorit të Energjisë dhe Ujit, Ivan Ivanov.


MË SHUME NGA Ekonomi