Investimet austriake në Shqipëri 27 milionë euro
BKT
Ekonomi

Investimet austriake në Shqipëri 27 milionë euro

Në totalin e investimeve të huaja në Shqipëri gjatë vitit 2021, rritje të konsiderueshme kanë regjistruar edhe investimet austriake.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 6-mujorin e parë të vitit investimet austriake arritën vlerën 27 milionë euro.

Sipas BSH-së krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto investime janë rritur me 29%.

Sipërmarrjet austriake në Shqipëri janë të përqendruara kryesisht në Shqipëri në tregun financiar, ku dominon sektori i sigurimeve dhe në sektorin e ndërtimit. /atsh


MË SHUME NGA Ekonomi