Rrjeti i korporatave me përgjëgjesi shoqërore zgjedh kryesinë
Rrjeti CSR Kosova ka mbledhur korporatat dhe bizneset e përgjegjshme të Kosovës, të angazhuara në procese dhe projekte për zhvillim të qëndrueshëm në vend, duke adresuar çeshtjet mjedisore, të drejtat e njeriut dhe punëtoreve, fuqizimin e rinisë, luftimin e korrupsionit, dhe çeshtje të tjera etike dhe të karakterit social.
Rjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network) ka zgjedhur Bordin shtatë anëtarësh: Antigona Limani Bejtullahu (Drejtore e Marketing dhe PR në Raiffeisen Bank), Agon Gashi (CEO, Meridian), Afrore Rudi (Partnere, Deloitte), Ardian Hoxha (Pronar, American School of Kosova), Berat Mustafa (Pronar, Flexograf), Vigan Sylejmani (Kryesues i CSR dhe HR në Sharrcem), Zana Bajrami Rama (Menaxhere për Komunikim dhe PR, KOSTT).
Antigona Limani Bejtullahu u zgjodh Kryetare e Bordit të Rrjetit. Ajo tha se po ndihet shumë e privilegjuar për nominimin dhe zgjedhjen e kryetares së bordit nga bashkëpunëtoret në Kosovo CSR Network dhe për bashkëpunimin me drejtoreshën Linda Stretz. Kryetarët e bordit deri tani kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për rrijten e rrjetit dhe ngritjen e vetëdijes së CSR në kompanitë kosovare, tani na pret një periudhë interesante pasi që SDGs 2030 (Objektivat per Zhvillim te Qendrueshem) dhe neutraliteti i karbonit janë zotimet që edhe ne në Kosovë na duhet te punojme per t’i arritur, dhe këto synime janë edhe përgjegjësi e sektorit privat.
Linda Stretz, Drejtore Ekzekutive e Kosovo CSR Network i uroj kandidatët e zgjedhur në Bordin e Drejtorëve, duke thënë se është kënaqësi e vecante të punojmë bashkërisht rreth fuqizimit të CSR në Kosovë dhe projekteve të pergjegjshme ndaj shoqërisë. Rrjeti i bizneseve që ajo drejton është partner për Kosovën i rrejtit ndërkombëtar perstigjioz 'CSR Europe', rrjeti evropian i korporatave të përgjegjshme, të cilët mbështesin bizneset dhe sektorët e industrisë në transformimin dhe bashkëpunimin e tyre drejt zgjidhjeve praktike dhe rritjes së qëndrueshme.

Ky rrjet menaxhon aktivitete dhe projekte të ndryshme në vend që kontribuojnë në Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe javen e ardhshme me mbeshtetje të CSR Europe, në kuadër të Samitit Evropian për OZhQ (SDG), mbledhin perfaqësues të sektorëve të ndryshem për të diksutuar dhe gjetur zgjidhje praktike për të ardhmen e Ekonomisë Qarkore.























