11:44 / 05.10.2021
OVK me databazë të anëtarësisë
OVK ka filluar të aplikojë një formë tjetër të anëtarësimit dhe regjistrit të të dhënave për anëtarët e saj, atë përmes formës elektronike – databazës (Bazës së të dhënave).
OVK, u ka mundësuar anëtarëve të saj, që të anëtarësohen online qoftë përmes kompjuterit, celularit apo iPad-it, etj.

Personi i parë i regjistruar është kryetari, i cili u ka bërë thirrje anëtarëve që të regjistrohen. “
“Presim që të kemi të dhëna precize lidhur me anëtarësinë tonë. Përveç anëtarëve aktual të cilët do të ri regjistrohen, ftoj të anëtarësohen edhe anëtarë të rinj, meqë OVK është e hapur për të gjithë”, tha Sinani.
Adresa e regjistrimit është www.odavet.org























