Sektori turk i automobilistikes rrit eksportet në 9 muajt e vitit
13 miliardë e 695 milionë e 361 mijë dollarë shitje u realizuan në vendet e Bashkimit Evropian (BE), të cilat morën 64,5 për qind të eksporteve të industrisë automobilistike turke në 9 muajt e parë të vitit.
13 miliardë e 695 milionë e 361 mijë dollarë shitje u realizuan në vendet e Bashkimit Evropian (BE), të cilat morën 64,5 për qind të eksporteve të industrisë automobilistike turke në 9 muajt e parë të vitit.
Sipas informacioneve të jpërpiluara nga regjistrat e Shoqatës së Eksportuesve të Industrisë Automobilistike Uludag dhe Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, sektori, i cili eksporton në më shumë se 190 vende, zona autonome dhe të lira, gjatë periudhës janar-shtator realizoi eksporte në vlerë 21 miliardë e 248 milionë e 339 mijë dollarë, gjë që paraqet një rritje prej 24 për qind në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.
Industria automobilistike turke mori një pjesë prej 13,2 për qind të eksporteve në 9 muajt e parë të 2021.
Parë në aspektin e grupit të vendeve ku janë bërë më së shumti eksporte, vendet e BE-së u renditën të parat në periudhën janar-shtator të këtij viti me një pjesë prej 64,5% në eksportet e automobilave.
Në 9 muaj, në këto vende u eksportuan 13 miliardë e 695 milionë e 361 mijë dollarë, një rritje prej 20 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shitjet jashtë vendit në grupin "Vende të tjera evropiane", i cili përfshin Mbretërinë e Bashkuar që u largua nga Bashkimi Evropian, u rrit me 52 për qind dhe arriti në 2 milionë e 603 mijë e 217 mijë dollarë.
Ndërkaq parë nga aspekti i vendeve ku janë bërë më së shumti eksporte gjatë periudhës janar-shtator 2021, Gjermania, që është tregu kryesor i industrisë automobilistike të Turqisë, është vendi ku janë bërë më së shumti eksporte me një rritje prej rreth 25 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.























