VIDEO-Gërxhaliu: Rritja e çmimeve po rëndon aspektin social në Kosovë

VIDEO-Gërxhaliu: Rritja e çmimeve po rëndon aspektin social në Kosovë

Çmimet në Kosovë dhe në vende të ndryshme janë rritur shumë javët e fundit. Kjo rritje ka ardhur si pasojë e lëvizjes së çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare.

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e krizave të ndryshme, duke përfshirë edhe pandeminë Covid19.

“Kjo krizë është në gjithë botën, po në Kosovë vërehet më shumë për shkak të situatës së rëndë nëpër të cilën po kalon vendi, duke përshirë edhe problemet politike të cilat gjenerojnë edhe probleme të ndryshme në ekonomi”, tha Gërxhaliu sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që po eksporton para të gatshme. “Rritja e çmimeve në vend rëndon aspektin social në Kosovë”, theksoi ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se edhe mbështetja e qeverisë në Kosovë nuk është e mjaftueshme.

“Vendet e ndryshme kanë hartuar plane të mëdha ekonomike, se si do të mbështeten bizneset dhe qytetarët, edhe Qeveria e Kosovës ka hartuar pako të mbështetjes ekonomike, por kjo është e pa mjaftueshme”, deklaroi ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se diaspora është ajo që po e mban Kosovën në aspektin social.

Intervista e plotë e Safet Gërxhaliut:

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi