KEDS energjizon rrjetin e ri në Polluzhë të Rahovecit

KEDS energjizon rrjetin e ri në Polluzhë të Rahovecit

Në rrugën e cila të shpie drejt fshatit Polluzhë të Rahovecit, është bërë vendosja e dhjetëra shtyllave të betonit nga KEDS, që banorët e atjeshëm do t’i furnizoj me energji elektrike.

Shtyllat së bashku me përçuesit e rinj janë bartur skaj rrugës kryesore nga zonat fushore e malore që ishin më herët, kurse kualiteti i shërbimeve me energji për konsumatorët do të rritet, kjo pasi rrjeti 10 kV është bërë komplet i ri.

"Investimi qindra-mijëra euro i KEDS, po i bën zgjidhje njëherë e mirë një prej problematikave të kamotshme të këtyre banorëve. Kësisoj, Polluzha e Rahovecit po rehatohet për një kohë të gjatë me rrjet elektrik, që do të mundësojë stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Investimet të shumta janë realizuar edhe në fshatra tjerë të Rahovecit. Përmes këtyre intervenimeve në rrjet, KEDS po mundëson ofrimin e shërbimeve më kualitative për konsumatorët", thuhet në njoftimin e KEDS-it.

 


MË SHUME NGA Ekonomi