20:01 / 14.10.2021
BSPK dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
"Bashkimi I Sindikatave te Pavarura të Kosovës, solidarizohet me sindikatën e policisë dhe e dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosove gjatë aksionit të djeshëm për vendosjen e rendit dhe ligjit dhe luftimit të kontrabandës në veri të vendit, deklaroi kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli.
Për BSPK-në dhuna ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë. Policia e vendit çdoherë e ka dëshmuar profesionalizmin në kryerjen e detyrave të saj, dhe për këtë e ka mbështetjen e plotë të BSPK-së.























