12:25 / 16.10.2021
Kurtishaj dhe zyrtarët e KFOR-it anglez diskutojnë për bashkëpunim
Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), njëherit kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor të udhtarëve ka pritur në takim zyrtarët e KFOR-it.
Kurtishaj përmes një shkrimi në "Facebook", ka njoftuar se ky takim është vazhdimësi e takimeve dhe bashkëpunimit me KFOR-in anglez dhe Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarve të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
"Edhe më tutje ky sektor ka shumë probleme shkaku i pandemisë dhe mospërkrahjes institucioneale!. Në emër të Shoqatës së Transportit rrugor dhe Operatorëve Ekonomik kërkoj nga Qeveria e Kosovës subvencionimin e tranportit rrugor të udhëtarëve sidomos kompanitë e transportit ndërurban të udhëtarve", tha Kurtishaj.























