Kriza energjetike globale
BKT
Ekonomi

Kriza energjetike globale

Kriza energjetike globale, edhe Kosova po e krijon task forcën të ballafaqohet me të.

Shumë vende në botë janë prekur nga kriza globale energjetike, gjë që ka ndikuar në marrjen e të gjitha masave nga secili shtet.

Një nga to është edhe krijimi i taks forcave të sektorit energjetik, në të cilat janë diskutuar të gjitha planet dhe strategjitë për tejkalimin e kësaj krize. Në mesin e Shqipërisë, Greqisë, Britanisë së Madhe e shteteve të tjera, edhe Kosova po ndermerr hapa dhe po krijon grupe punuese, që sipas Ministres së Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, do të kenë rol informativ dhe këshilldhënës.

“Që prej verës kur ka filluar kjo krizë ne kemi përcjellur situatën dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me akterët e tjerë. Komunikim të cilin e kemi intensifikuar ditët dhe javët e fundit për shkak të përkeqësimit të mëtejmë në Evropë e më gjerë. Cmimet e energjisë dhe të gazit janë duke u rritur gjithandej, posacërisht kanë prekur Evropën dhe Azinë”, tha ajo.

Rizvanolli është takuar me të gjithë udhëheqësit e akterëve të rëndësishëm të kësaj fushe, duke përfshirë ZRrE-në, KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen e secilit institucion e ndërmarrje. Pjese e grupit punues do te jene te gjithe akteret e zingjirit elektroenergjetik.

Nga pikpamja e Ministrisë së Ekonomisë, një task forcë e tillë duhet të takohet në baza të rregullta javore, e nëse paraqitet nevoja takime të realizohen edhe në nivel më të lartë politik bashkërisht me udhëheqësit e institucioneve e ndërmarrjeve të lartcekura.

Ministrja Rizvanolli ka potencuar se nuk ka nevojë për panik lidhur me krizën energjetike, por këshilloi qytetarët të jenë më të kujdesshëm në raport me konsumin e energjisë, dhe sipas mundësive të mos e përdorin energjinë për ngrohje.

Duhet të theksohet se një sërë vendesh kanë miratura pako të ndihmës financiare, përmes së cilave synohet tu dilet në ndihmë konsumatorëve dhe bizneseve të afektuara, ndërkaq i hapin rrugë institucioneve që të ndërmarrin hapa konkret për sigurimin e fondeve që të mundësohet furnizimi stabil me energji elektrike. 

Edhe vendi fqinj, Shqipëria, ka ngritur një grup ndërinstitucuional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Një paketë e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve pritet të publikohet brenda javës nga kryeministri Rama.

Duke parë të gjitha veprimet e shteteve të tjera, pritet që edhe Kosova të krijojë një plan dhe strategji për krizën energjitike në mënyrë që konsumatorët të afektohen sa më pak nga kjo krizë.


MË SHUME NGA Ekonomi