Fermerët në protestë, farat e domates i çojnë drejt falimentimit
Fermerët në fshatin Samaticë të Fierit paralajmërojnë se do dalin në protestë, për arsye se fara e domates të llojit `ozgan` i çoi ata drejt falimentimit.
Fermerët ankohen se nuk kanë marrë prodhimin e duhur nga domatja 'ozgan' dhe se ministria a Bujqësisë nuk është interesuar për ta.
Sipas tyre ministria është mjaftuar vetëm me një njoftim, duke ua lënë fajin fermerëve.
Si rrjedhojë ata nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shtetit.
"Ministria e Bujqësisë është mjaftuar vetëm me një njoftim, duke ia hedhur fajin fermerit, pa asnjë lloj dëmshpërblimi. Që prej prillit drithërat për blegtorinë kanë pësuar një rritje të tmerrshme të çmimit. Sot çmimi i misrit është çmim rekord që ka pasur Shqipëria në këtë periudhë kohe", tha një fermer.
Për këtë arsye ata thonë se nesër (19 tetor) në Samaticë rreth orës 10:00 të mëngjesit do të mbajnë protestë për të kërkuar të drejtat e tyre./oranews























