17:25 / 20.10.2021
Kryetari i bankës qendrore të Gjermanisë njofton dorëheqjen
Jens Weidmann, i cili ka drejtuar bankën që nga maji i vitit 2011, do të japë dorëheqjen deri në fund të këtij viti.
Kryetari i Bundesbank, bankës qendrore të Gjermanisë, Jens Weidmann, sot ka njoftuar dorëheqjen, duke përmendur arsye personale, sipas një deklarate nga banka qendrore.
Weidmann, i cili ka drejtuar bankën që nga maji i vitit 2011, do të japë dorëheqjen deri në fund të këtij viti.
"Kam arritur në përfundimin se më shumë se 10 vjet është një interval i mirë kohor për të kthyer faqe të re për Bundesbank, por edhe për mua personalisht", shkroi Weidmann në një letër.























