Mehmeti: E nevojshme kompletimi sa më i shpejtë i Bordit të BQK-së
Sharr Travel

Mehmeti: E nevojshme kompletimi sa më i shpejtë i Bordit të BQK-së

Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti, tha se gjatë vitit 2020, për shkak të pandemisë Covid 19, u paraqitën krizat më të mëdha ekonomike, ndërsa vlerësoi se BQK është treguar aktive duke reaguar shpejt, në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria financiare.

“Sipas vlerësimeve ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie prej 5.3 për qind. Efekti i rënies së ekonomisë është manifestuar përmes sektorit të jashtëm. Ndalimi i udhëtimit ka bërë që të bie në mënyre drastike numri i mërgimtarëve, si dhe eksporti i shërbimeve të udhëtimit, që në vitin 2020 zbriti në mbi 628 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 1.3 miliard euro që ishte një vit më parë”, tha Mehmeti.

Ai theksoi edhe mungesën e Bordit funksional të BQK-së nga viti 2020, prandaj e konsideroi të nevojshme kompletimin sa më të shpejtë të tij. 

Guvernatori Mehmeti tha se sa i përket vitit 2021, BQK konsideron se aktiviteti ekonomik do të rikuperohet me një ritëm të shpejtë të rritjes prej 9.9 për qind.