Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik-dixhital, sfidat dhe mundësitë
Sharr Travel

Identifikimi dhe nënshkrimi elektronik-dixhital, sfidat dhe mundësitë

Shoqata e Bankave të Kosovës mbajti takimin ndërinstitucional për Identifikimin dhe nënshkrimin elektronik/dixhital - Sfidat dhe mundësitë.

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Gjykata e Apelit, Njësia për Inteligjencë Financiare dhe përfaqësues nga bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Në takim kryeshefi ekzekutiv i SHBK-së, z. Balija vlerësoi se është e rëndësishme që të identifikohen të gjitha barrierat që janë paraqitur deri tani, me qëllim që këto të adresohen gjatë hartimit të projektligjit. Miratimi i Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, përkatësisht identifikimi dhe nënshkrimi elektronik/dixhital është tejet i rëndësishëm për kryerjen e proceseve nga distanca.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Komiteti për Parandalimin e Pastrimit të Parave në kuadër të SHBK-së prezantoi sfidat dhe alternativat të cilat do t’i ofronte miratimi i projektligjit.May be an image of 4 people, people sitting and indoor