Nuk janë siguruar paratë për ndërtimin e rrugës A, por tenderi hapet
Sharr Travel

Nuk janë siguruar paratë për ndërtimin e rrugës A, por tenderi hapet

Rruga A e cila sipas projektit ideor që parashihet të këtë 4 korsi dhe mbi 6 mijë metra gjatësi duke e bërë njërën ndër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Halil Fejziu shef i sektorit të investimeve kapitale tregoi për impaktin e kësaj rruge në zgjidhjen e kaosit urban nga veturat.

“Rruga A do të ketë një lidhje me Veterrnikun dhe lidhe me unazën e brendshme të Prishtinës. Nis nga kjo unazë e brendshme e cila është në fazën përfundimtare të porjektimit vazhdon përgjatë rrugës “Muharrem Fejza” dhe “Malush Kosovës”, kalon kah Veterrniku dhe del tek kolketori në lagjen Emshir, tek Stacioni i Autobusëve”, deklaroi Fejziu pwr magazinw televizive “Ju flet Prishtina”.

Ndërtimi i rrugës A pritet të kushtojë 22 milionë euro.

55 përqind llogaritet t’i jap Komuna e Prishtinës kurse 45% Ministria e Infrastrukturës.

Punët në terren ende nuk kanë filluar. Kurse, angazhimet dhe tentimet për ndërtimn e kësaj rruge zgjatën jo më pak së një dekadë.

Kjo rrugë, sipas Fejziut do t’i plotësojë të gjitha kushtet, ndërkohë për realizmin e kësaj rruge është parapa edhe shpronësimi i pronave./ Media Ndërtimi.