Në Pediatri për nëntë muaj u realizuan mbi 22 mijë kontrolla
Sharr Travel

Në Pediatri për nëntë muaj u realizuan mbi 22 mijë kontrolla

Klinika e Pediatrisë në QKUK ka thënë se, pavarësisht pandemisë, gjatë nëntë muajve të këtij viti ka ofruar shumë shërbime mjekësore për fëmijët e sëmurë.

“Ndonëse në pjesën më të madhe të këtyre muajve, disa reparte të saj ishin të ngarkuar me pacientë të prekur me COVID-19, duke respektuar masat anti covid, Pediatria nuk i ka ndalur asnjëherë shërbimet tjera dhe brenda periudhës janar-shtator janë realizuar më tepër se 22 mijë kontrolla”, thuhet në njoftim.

Raporti i punës thotë se deri në fund të muajit të shkuar numri i vizitave në ambulancat specialistike ka mbërritur në 13 mijë e 301, janë bërë 5 mijë e 397 pranime, 651 EKG, 1 mijë e 582 echo të zemrës, 1 mijë e 861 echo të abdomenit, 82 echo të gjëndrës tiroide, 7 spirometri, jaë ofruar 38 shërbime të Flocytometrisë dhe janë realizuar 72 punksione.

Brenda kësaj kohe janë realizuar gjithashtu 951 EEG, 1 mijë e 582 echo të trurit, 1 mijë e 861 echo të mushkërive, 1 mijë e 222 strisho gjenetike dhe 6 mijë e 285 analiza gazore.


MË SHUME NGA Shëndetësi