Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e energjisë
Sharr Travel

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e energjisë

Me anë të një postimi në Facebook, Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje në mes tyre dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të Kosovës (ZRRE), së bashku me Operatorët e Sistemit.

Marrëveshja parasheh bashkimin e tregjeve që të kuntribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurencës si dhe nxitjen eficiente të përfitimeve në të dy vendet.

Ndërkohë që në fund të postimit shkruhet se kjo marrëveshje do të shërbejë si bazë për zgjerimin e bashkëpunimit në rajon.

Postimi i Plotë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE):

Enti Rregullator i Energjisë (ERE), Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) se bashku me Operatoret të Sistemit, Transetimit të Shqipëris (OST) dhe të Kosovës (KOSTT) me mbeshtetjen e USAID nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit të tregjeve dhe përcaktimit të të drejtave, detyrimeve dhe hapat e nevojshme që palët duhet të ndërmarrin në drejtim të bashkëpunimit në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të Energjisë Elektrike midis dy vendeve. Ky Bashkim i tregjeve do të kontribuoje në zgjerimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e konkurencës, nxitjen eficiente të përfitimeve në të dy vendet ai dhe do te sherbeje si nxitje per zgjerimin e bashkimit te tregjeve ne rajon e me gjere. Aktuakisht kjo marveshje eshte e para e ketij lloji midis vendeve te rajonit dhe do sherbeje si baze per zgjerimin e metejshem te bashkepunimit ne rajon.


MË SHUME NGA Ekonomi