OAK: Krenarë me sukseset e pafundme të bizneseve që përfaqësojmë
Sharr Travel

OAK: Krenarë me sukseset e pafundme të bizneseve që përfaqësojmë

Për të katërtën herë me radhë, në Kosovë është mbajtur Konventa “Suksesi është qëllimi yt”.

Konventa që ka për qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit në aftësim personal e profesional bëri bashkë ekspertët më të mirë vendor e ndërkombëtar.

Konventa “Suksesi është qëllimi yt” u ofroi pjesëmarrëseve, rrjetëzim, inspirim për të vazhduar tutje dhe transmetoi fuqinë e transformimit të biznesit dhe zhvillimit personal e profesional.

Për konventën e katërt të këtij formati, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) thotë është krenare me sukseset e pafundme të bizneseve të cilat përfaqëson.

“Bashkëpunëtori ynë, Denis Gafuri për të katërtën herë me radhë organizoi Konventën ‘Suksesi është qëllimi yt’, e cila u mbajt në dy forma: live dhe online përmes platformës ZOOM. Ky mega event, bashkoi në një vend ekspertët më të mirë, vendor e ndërkombëtar, të cilët janë Maestro të fushëveprimtarisë dhe profesionit që ata kanë. Qëllimi kryesor i këtij mega eventi të përvitshëm është që të ndihmojë pjesëmarrësit në aftësimin personal dhe profesional e përgatitjen në fushën e ndërmarrësisë. E analizuar deri në detaje, Konventa këtë vit mblodhi pranë vetes mbi 12 folës – top trajner, secili ekspert i fushës përkatëse. Duke u bazuar në Konventat e kaluara, pjesëmarrës të shumtë nga vende të ndryshme, u mblodhën në një vend, duke pasur një qëllim: SUKSESIN në punën që ata bëjnë. Gjatë këtij eventi u përcoll një energji e paparë nga secili folës, deri tek secili pjesëmarrës duke ofruar kështu një EMOCION të JASHTËZAKONSHËM! Konventa pjesëmarrësve të trajnimit u ofroi: Rrjetëzim; Inspirim për të vazhduar tutje dhe transmetoi fuqinë e transformimit të biznesit dhe zhvillimit personal e profesional. Të investoni në vetëpërmirësimin tuaj është esenciale për suksesin! Disa nga folësit e kësaj Konvente ishin: Denis Gafuri; Taner Ozdas; Arijana Koskarova; Nagib Fejzi; Robert Wilton; Fatos Berisha; Ermal Mamaqi; Dritan Mezini; Tomaz Bergant; Suada Pajaziti; Stiv Sterjo etj. Oda e Afarizmit të Kosovës është gjithmonë krenare me sukseset e pafundme të bizneseve që përfaqëson!”, thuhet në komunikatën e OAK.


MË SHUME NGA Ekonomi