KEDS pjesë e fushatës ”Java Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë
Sharr Travel

KEDS pjesë e fushatës ”Java Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë

Me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit nga aspekti i Sigurisë dhe Shëndetit në vendin e punës, KEDS gjatë kësaj jave nëpërmjet disa video-xhirimeve do të shfaq disa nga praktikat e mira të punës së sigurt në terren.

Ne gjithashtu do të mbajmë prezantime në disa shkolla të mesme teknike në Kosovë, me temën “Rinia dhe Siguria & Shëndeti në vendin e punës”, për të ofruar informata të nevojshme në kuadër të kësaj fushate.

Këtë vit fushata ka në fokus të rrisë vetëdijesimin e punonjësve, punëdhënësve dhe institucioneve të ndryshme mbi çrregullimet muskuloskeletore si pasojë e punës, me moton “Lehtëso Ngarkesën”.

Në videon më poshtë, ju paraqesim më shumë detaje për Sigurinë në punë gjatë ngritjes në shtyllë të konstruksionit, të cilën praktikë punëtorët e KEDS e zbatojnë kur qasja me makineri në atë terren është e pamundur.


MË SHUME NGA Ekonomi