Arabia Saudite “dyfishon” premtimet e klimës
Sharr Travel

Arabia Saudite “dyfishon” premtimet e klimës

Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman tha në fundjavë se vendi eksportues më i madh në botë i naftës synon të arrijë emetime zero të karbonit deri në vitin 2060 dhe të dyfishojë objektivin vjetor për të reduktuar emetimet në thuajse 280 milionë ton metrikë.  Princi i bëri komentet tek Iniciativa e Gjelbër Saudite, që vjen përpara samitit të 26 të klimës së Kombeve të Bashkuara COP26 në Skoci më 31 Tetor, që synon të luftojë ngrohjen globale.

“Mbretëria synon të arrijë emetime zero deri në 2060-n, nën programin e ekonomisë së karbonit, në përputhje me planin e zhvillimit të mbretërisë, ndërkohë që ruan rolin lider në fuqizimin e sigurisë dhe stabilitetit në tregun botëror të naftës”- tha princi Mohammed.   Riadi, që ka nënshkruar paktin e klimës në Paris, caktoi detajet e kontributeve kombëtare, që janë objektivat e vendeve individuale në botë, për të parandaluar rritjen e temperaturave përtej 1.5 gradë celcius sipër niveleve para-industrial. SHBA dhe BE kërkojnë që Arabia Saudite t’i bashkohet iniciativës botërore në uljen e emetimeve të metanit me 30% nga nivelet e vitit 2020 deri në 2030-n.

Princi tha se iniciativa e gjelbër saudite synon të eliminojë 278 ton metrik të emetimeve të karbonit në vit, në rritje nga objektivi i mëparshëm prej 130 milionë ton metrikë. Arabia Saudite premtoi në Mars për të reduktuar emetimet e karbonit me mbi 4% të kontributeve botërore, përmes iniciativave përfshirë gjenerimin e 50% e nevojave të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, si dhe mbjellë miliarda pemë në vendin në shkretëtire.

Megjithatë, mbretëria është kritikuar për veprimet e ngadalta, me Gjurmuesin e Veprimeve të Klimës që i ka dhënë renditjen më të dobët të mundshme.  Ekonomia e vendit vazhdon të qëndrojë e varura tek të ardhurat e naftës, ndërkohë që diversifikimi ekonomik ka mbetur mbrapa ambicieve të caktuara nga princi i kurorës, Mohammed Bin Salman.


MË SHUME NGA Ekonomi