Kompanitë gjermane pesimiste për muajt e ardhshëm
Sharr Travel

Kompanitë gjermane pesimiste për muajt e ardhshëm

Indeksi i Klimës së Biznesit të Gjermanisë (IFO) ka shënuar rënie për të katërtin muaj radhazi në tetor, sipas të dhënave të publikuara.

Duke theksuar se problemet e furnizimit kanë krijuar vështirësi për kompanitë Instituti IFO tha se: "Vlerësimet e kompanive për situatën e tyre aktuale janë gjithashtu më pak pozitive".

Për shkak të masave pandemike, përfshirë bllokimet dhe pezullimet e prodhimit, u shfaq mungesë e gjysmëpërçuesve, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të industrisë prodhuese globalisht.

Instituti potencoi se shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në industrinë prodhuese gjermane ra në tetor me 2.1 pikë përqindjeje në 84.7 për qind.

Pritjet e kompanive janë gjithashtu të turbullta për periudhën e ardhshme, thuhet më tej.


MË SHUME NGA Ekonomi